Mesazhi i një futbollisti duke lexuar Kur’an në kohë koronavirusi: “Mos u mërzisni, Allahun e kemi pranë!”

I huazuar nga Arsenali te Beshiktashi në Superligën turke, Mohamed Elneny ka postuar në rrjetet sociale një fotografi të tij duke lexuar Kur’an.

 

Mesfushori 27-vjeçar shihet i zhytur në leximin e Librit të Shenjtë në këto ditë vetizolimi.

Ai e ka shoqëruar fotografinë dhe me disa fjalë, mes të cilave lexohet: “Kërkimi falje dhe optimizmi janë zgjidhja e të gjitha problemeve, shqetësimeve dhe brengave. Mos u mërzisni, Allahun e kemi pranë.”

Veprimtaritë sportive kanë ndaluar thuajse në tërë globin si pasojë e shpërthimit të koronavirusit. Shumë sportistëi kanë përcjellë publikut mesazhe inkurajuese gjatë këtyre ditëve. I tillë është dhe mesazhi i futbollistit egjiptian, që e kalon kohën me leximin e Kur’anit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet