Merr fund sezoni i ligës së parë skoceze të futbollit, Celtic shpallet kampion

Sipas një deklarate nga Liga Porfesionale Skoceze e Futbollit (SPFL), klubet e Premiershipit njëzëri kanë arritur në përfundimin se sezoni nuk do të mund të përfundohet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet e futbollit skocez i kanë dhënë fund sezonit 2019-2020 të Ligës së Parë (Premiership), ndërsa lideri aktual Celtic është shpallur kampion.

Sipas një deklarate nga Liga Porfesionale Skoceze e Futbollit (SPFL), klubet e Premiershipit njëzëri kanë arritur në përfundimin se sezoni nuk do të mund të përfundohet për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Renditja në tabelë është caktuar sipas pikëve aktuale pas takimit të Bordit Drejtues të SPFL-së me 12 klube.

Me këtë, Celtic është shpallur kampion me një mesatare prej 2,66 pikësh, kurse Hearts, do të skualifikohet një ligë më poshtë me mesatare prej 0,76 pikësh.

Me 13 pikë diferencë para rivalit më të afërt Rangers, Celtic siguroi kampionatin e nëntë radhazi.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet