Mercenarët e “Wagner” largohen nga Libia

Shtatë (7) aeroplanë për ngarkesa ushtarake u ulën në aeroportin Bani Walid për evakuimin e mercenarëve të kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, raporton Zëdhënësi i Ushtrisë Libiane, Koloneli Muhamed Kununu.

Shtatë (7) aeroplanë për ngarkesa ushtarake u ulën në aeroportin Bani Walid për evakuimin e mercenarëve të kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, të cilët deri tani luftonin në radhët e puçistit Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura jolegjitime në Libi, por që ditët e fundit janë tërhequr nga kryeqyteti, Tripoli.

Zëdhënësi i Ushtrisë Libiane, Koloneli Muhamed Kununu në një deklaratë të shkruar që ka bërë nga llogaria e tij zyrtare në median sociale, thotë se në aeroportin e qytetit Bani Walid, që ndodhet në juglindje të kryeqytetit të vendit Tripoli, janë ulur 7 avionë ushtarakë për evakuimin e mercenarëve të kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, të cilët ndodhen në Libi për të mbështetur gjeneralin Hafter, por që janë arratisur nga kryeqyteti, bashkë me armatimin e tyre personal dhe të rëndë dhe municionin.

Deri më sot kemi vëzhguar se “1.500-1.600 mercenarë janë evakuuar nga frontet e Hafterit në jug të kryeqytetit Tripoli për në një pikë tjetër të paditur,- shprehet kolonel Kununu dhe përcjell si informacion të freskët uljen e një avioni ushtarak tip “Antonov 32” në aeroportin “Bani Walid”.

Ushtria libiane ka arritur të korrë shumë suksese ushtarake kohët e fundit kundër milicëve besnikë të Hafterit.

Është zbuluar se forcat e Hafterit kanë ngritur kurthe të shumta me eksplozivë në vendbanimet civile që ndodhen në vijën e frontit në jug të kryeqytetit, prej nga tashmë ata janë tërhequr.

Grupi “Wagner”, një kompani që i përket Yevgeny Prigozhin, i njohur ky me nofkën “Shefi”, pasi ka drejtuar më parë biznesin e furnizimit të Kremlinit me ushqim, është i njohur për mercenarët dhe aktivitetin politik në Siri, Ukrainë, Libi dhe vendet afrikane.

Emri “Wagner” është dëgjuar shpesh gjatë aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe gjatë mbështetjes së grupeve separatiste në lindje të Ukrainës nga Moska.

Sipas raporteve të OKB-së “Wagner” me më shumë se 1.000 mercenarë luftonte për gjeneralin Hafter në vijën e parë të frontit për marrjen e Tripolit.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet