Mënyra e re e rimbursimit për kuponët fiskalë, ja çfarë thonë qytetarët

Administrata Tatimore e Kosovës do të vazhdojë me rimburësimin e kuponëve fiskalë, por me mënyrë të re. Rimburësimi do të bëhet përmes përzgjedhjes me lotari.

Ky ndryshim nga qytetarët e intervistuar nga Radio Kosova konsiderohet si jo motivues, pasi që gjasat për të fituar tash janë të vogla.

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndryshuar mënyrën e rimburësimit të qytetarëve të cilët grumbullojnë kuponë fiskalë. Drejtorit i ATK-së, Sakip Imeri, duke folur për mënyrën e re të rimburësimit, në fillim të javës, tha se nga tash në formë lotarie do të rimburësohen jo më shumë se 4 mijë e 5 qind qytetarë.

“Një pliko duhet të ketë minimi 60 kuponë dhe më shumë se 250 euro vlerë. Përzgjidhet numri potencial fitues. Duhet të jenë 3000 deri në 4500 qytetarë që fitojnë. Vlera që rimburësohet është 10 % e kuponëve fiskalë, me një maksimum 100 euro”, tha ai.

Kategoritë
EkonomiLajme

Të ngjajshmet