“Memo” i famshëm që përloti shqiptarët mundohet të mësoj shqipen (Video)

E kush nuk e mban mend “Memon” nga filmi “Mrekullia në qelin Nr.7” që gjatë periudhës së karantinës përloti të gjithë me rolin e tij.

Roli i luajtur aq bukur nga aktori i famshëm turk, Aras Bulut Iynemli, ka fituar zemrat e miliona njerëzve nga gjithë bota, duke thyer rekorde shikueshmërie,

E pikërisht protagonist i këtij seriali ishte i ftuari i radhës në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetohet në Klan Kosova.

Ndër pyetjet e shumta ku foli për karrierë dhe planet e tij, në një moment ai tentoi të fliste disa fjalë në gjuhën shqipe, e te të cilat hasi në vështirësi.

Megjithatë aktori simpatik dhe shumë i talentuar gjatë intervistës tregoi modestinë që e karakterizon e që është edhe njëra nga arsyet që tashmë numëron miliona fansa, e të shumta janë edhe ata shqiptarë.

 

https://www.instagram.com/p/CGaSqK6pxSn/?utm_source=ig_embed

 

 

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet