Meksikë, kërkohet ariu i zi i cili pozoi për “selfie”

Ariu i zi me shëtitësit në parkun Chipinque u afrua dhe bëri një pozë për “selfie” dhe u bë i famshëm pasi një grua nga grupi shkroi një rrjetet sociale për këtë ngjarje.

Autoritetet kompetente janë lëshuar në kërkim të një ariu të zi, i cili me shëtitësit në një park në veri të Meksikës, bëri një pozë për “selfie”.

Ariu i zi me shëtitësit në parkun Chipinque u afrua dhe bëri një pozë për “selfie” dhe u bë i famshëm pasi një grua nga grupi shkroi një rrjetet sociale për këtë ngjarje. Po ashtu është publikuar edhe një video ku shihet qartë se si ariu i afrohet grupit dhe pozon.

Supozohet se është fjala për një ari i cili iu afrua një gruaje në fshatin pranë parkut, por nuk e dëmtoi.

Zyrtarët meksikanë mendojnë se ariu kërkonte ushqim dhe kanë vendosur disa kurthe për ta kapur atë.

Nga ana tjetër, është ndërmarrë një peticion që kërkon moskapjen e ariut. Deri më tani peticioni është nënshkruar nga 135 mijë njerëz, të cilët kërkojnë që ariut të mos i ndryshohet vendqëndrimi i tij.

Zyrtarët lokalë theksojnë se ariu nuk do të dërgohet në kopsht zoologjik, por në një vend tjetër.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se për çfarë vendi bëhet fjalë.

Kategoritë
BotaLajme