Mehmeti thotë se Shqipëria e Kosova kurrë nuk do të bëhen shtete nëse nuk bashkohen

Kim Mehmeti ka thënë se Shqipëria e Kosova nuk do të bëhen shtete asnjëherë nëse nuk do të bashkohen.

Sipas tij në të dyja vendet populli është i ndarë në dy pritësa, të cilët presin se çfarë do të ndodhë.

“Edhe pritja nganjëherë ta humb vullnetin për të bërë diçka. Unë mendoj që edhe kjo mosbërja shtete të Shqipërive tona ka të bëjë me atë se, vëllazëria e ndarë nuk mund ta ndërtojë shtëpinë derisa nuk i bashkojnë forcat”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Mehmeti shton se “prej një populli mund ta bësh një shtet të mirë, ndërkaq prej një populli të ndarë në dy shtete i bën dy shtete të këqija”.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet