Me shfaqjen e pianistit David Helbock filloi “Skopje Jazz Festival”

Me një koncert të treshes së pianistit austriak David Helbock, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë në prani të shumë dashamirësve të muzikës filloi edicioni i 36-të i “Skopje Jazz Festival-it”

Me një koncert të treshes së pianistit austriak David Helbock, në Operën dhe Baletin e Maqedonisë në prani të shumë dashamirësve të muzikës xhaz filloi edicioni i 36-të i “Skopje Jazz Festival-it”.

Drejtoreshë e këtij festivali, Olivera Belopeta, e cila u adresua në hapjen e festivalit, duke prezantuar programin e këtij edicioni të 36-të, tha se Helbock është anëtar i një gjenerate të muzikantëve të xhazit që funksionojnë në drejtimet e tyre individuale.

Treshja aktuale e pianistit David Helbock në vitin 2016 lëshoi albumin “Into the Mystic” për shtëpinë muzikore ACT. Ai fitoi çmimin për artistë më të shquar në Austri.

Poashtu, në mbrëmjen e parë të festivalit u shfaq edhe ansambli i madh nga Norvegjia, Trondheim Jazz Orchestra (TJO) me Ole Morten Vagan. Sipas organizatorëve, ata konsiderohen si një nga përbërjet më kreative të xhazit në Evropë.

Gjatë tre ditëve, deri të dielën, “Skopje Jazz Festival” do të sjellë artistë nga Evropa, SHBA dhe Afrika. Ekskluzivisht për nesër është paralajmëruar një koncert i Di Alexander, e cili njihet si një ndër këngëtaret më të mira të xhazit në botë.

Të shtunën është paraparë të performojnë muzikantët nga SHBA, Marc Ribot me projektin “Young Philadelphians” dhe Steve Coleman me “Five Elements”.

Në katër netët kryesore koncertet do të mbahen në Operën dhe Baletin e Maqedonisë me fillim prej orës 20:00. Do të ketë edhe program të posaçëm shtesë, i përpiluar nga projeksione të dy filmave dokumentar dhe një prezantimi multimedial.

“Skopje Jazz Festival” filloi në vitin 1982 dhe në historinë e saj janë paraqitur shfaqjet e emrave më të famshëm të muzikës xhaz amerikane dhe evropiane, asaj latino-amerikane dhe afrikane, si dhe muzikantëve më të mirë maqedonas. Ky festival i Shkupit është anëtar i shoqatës prestigjioze “Europe Jazz Network”./AA

Kategoritë
KulturëLajmeRajoni

Të ngjajshmet