Me moton “Paqja fillon me ty”, më 05 korrik në Prizren fillon Festivali “SelamFest”

Me inicimin e Shoqatës “Arasta” dhe në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit më 5 Korrik në Prizren do të organizohet edicioni i I-rë e festivalit “SelamFest”, njofton Gazeta e Re.

“Prizreni i pas luftës është kthyer në një qytet të aktiviteteve dhe festivaleve të shumta kulturore. Në mesin e  këtyre aktiviteteve janë të pakta ato që promovojnë vlerat kulturore autoktone. Duke u nisur nga kjo brengë lindi edhe ideja e organizimit të një festivali të përvitshëm që do të konkurronte me festivalet e tjera, do të ishte shembull në promovimin e vlerave morale dhe kulturore si dhe do të krijonte një ambient të sigurt për rininë që do të marrin pjesë në të,” shkruan në njoftimin e bërë nga këshilli organizativ.

Duke pasur parasysh kuptimin shumë-dimensional të fjalës “Selam”, shoqata ARASTA ka inicuar idenë e projektit “Selam Fest” i cili do të organizohet në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.  Projekti i “SelamFest” synohet të kthehet në një festival tradicional që do të ketë karakter shkencor, kulturor, artistik dhe argëtues.

Çdo edicion i “Selam Festit” do të karakterizohet me një temë të caktuar që ka të bëjë me promovimin e vlerave humane.

Në edicionin e parë të “Selam Fest” do të trajtohet tema Selam/Paqe.

Edicioni i parë i Selam Fest do të realizohet në mes të datave 5 – 7 korrik 2019.

Në kuadër të edicionit të parë të “SelamFest”-it është paraparë të zhvillohen një sërë aktivitetesh nga fusha shkencore, kulturore, artistike dhe argëtuese:

  • Promovimi i veprimtarisë shkencore të Nexhat Ibrahimit me panelistët Ali Pajaziti dhe Fahredin Shehu
  • Koncert me Mesut Kurtishi dhe Egzon Ibrahimi
  • Sesion shkencor me temën: “Islami, nga paqja e brendshme deri tek paqja universale” – Besa Ismaili, Ajni Sinani, Musa Musai dhe Sabaudin Jashari.
  • Tribun e hapur me temën: “Islami fe e paqes dhe e dashurisë” – Halil Avdul
  • Bashkëbisedim me rininë me Mirush Kabashin dhe Fatmir Mujën
  • Monodramë: Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit – Mirush Kabashi
  • Koloni artistike dhe Ekspozitë tematike
  • Takimi në namaz të sabahut

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet