Me moton “Çdo Pranverë fillon me një lule” nisin ligjëratat e grupit të katërt të Akademisë së trajnimit

“Akademia e trajnimit” me moton “Çdo Pranverë fillon me një lule”
“Akademia e trajnimit” me moton “Çdo Pranverë fillon me një lule”

“Akademia  e trajnimit” me moton “Çdo Pranverë fillon me një lule”  ka nisur ligjëratat e grupit të katërt  me studentë, aktivitet ky i Organizatës “Idea”. Edhe për  këtë grup studentëve do të ju ligjërojnë dhjetë ligjërues vendorë dhe dy ligjërues ndërkombëtarë.

Në temat:  vështrim dhe dëgjimi emfatik, roli edukativ i familjes ndërmjet tradicionale dhe modernes, organizatat ndërkombëtare, roli  dhe ndikimi  i komunikimit qeveritar me publikun, zgjidhja e problemit dhe procesi i vendimmarrjes, hartimi dhe implementimi i projekteve, aktivitetet ditore ne formë lajmi, inteligjencat e shumëfishta dhe personaliteti dhe roli i rinisë.

Faruk Tahiri, kryetar i OJQ “Idea” tha për gazetare se interesimi i studentëve për Akademinë e trajnimit është i madh, ndërsa në kuadër të trajnimit realizohen edhe punë grupore dhe pjesëmarrësit e ndarë në grupe hartojnë projekte. Ligjëratat mbahen  për dy javë gjatë ditëve të fundjavës.

“Idea” në fund të punës së grupeve bënë përzgjedhjen e projektit. “ Projekti më i suksesshëm mbështetet edhe financiarisht dhe realizohet në terren nga pjesëmarrësit në trajnim, ndërsa kryesia e shoqatës vetëm i shoqëron ata në terren” tha për gazeta e re Tahiri.

Donator i projektit është Drejtoria e Diasporës Turke dhe Shoqërisë Mike, në kuadër të Kryeministrisë së Republikës së Turqisë.
/ Gazetaere.com/

idea3

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet