Me miliona turistë rusë dynden drejt Turqisë

Presidentja e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) Maya Lomidze ka thënë se me miliona turistë rusë janë dyndur për pushime në Turqi pas vendimit të Moskës për të rinisur fluturimet në gusht.

“Me miliona qytetarë janë gati dhe presin rastin më të vogël për të shkuar në pushime. Pasi ky ishte një vit shumë i vështirë. Të gjithë duan të pushojnë dhe ta përjetojnë kështu ndjenjën e rikthimit në jetën e tyre të mëparshme”,- u shpreh Lomidze duke folur për radion “Ju flet Moska” (Govorit Moskva).

Në Turqi këtë vit do të shkojnë turistët rusë që nuk kanë marrë ende një vendim për pushimet dhe ata që nuk kanë bërë plane për t’i kaluar pushimet brenda vendit”, shtoi ajo.

Rusia i ndaloi fluturimet ndërkombëtare më 27 mars për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Moska ka njoftuar se fluturimet për në Ankara dhe Stamboll do të rifillojnë më 1 gusht, kurse ato për në Antalia, Bodrum dhe Dalaman më 10 gusht.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet