Me deshifrimin e kodeve po zbërthehet organizata terroriste FETO

Po deshifrohen një e nga një, mënyrat që FETO ka përdorur me qëllime të tilla si infiltrim në institucionet shtetërore apo në fshehjen e identitetit të anëtarëve të organizatës.

Deshifrimi i kodimit “numri i kandidatit të favorizuar” që organizata terroriste FETO ka përdorur për të vendosur anëtarët e saj në Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), ka luajtur në rol të rëndësishëm në deshifrimin e anëtarëve të kriptuar të FETO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Po deshifrohen një e nga një, mënyrat që FETO ka përdorur me qëllime të tilla si infiltrim në institucionet shtetërore apo në fshehjen e identitetit të anëtarëve të organizatës.

Mënyra “numri i kandidatit të favorizuar” që u zbulua në kuadër të hetimit të zhvilluar në qytetin Izmir vërtetoi se si FETO është infiltruar në Komandën e Forcave Ajrore.

Zbulimi i mënyrës “numri i kandidatit të favorizuar” që është një prej praktikave si ByLock, FETÖMETRE dhe telefonat publikë, ka siguruar edhe zbulimin dhe gjetjen e anëtarëve të kriptuar të FETO-s.

Kanë koduar numrin e kandidatëve me 9 shifra

Në kuadrin e hetimit lidhur me vendosjen e anëtarëve të organizatës FETO në TSK, ekspertët e krimit të organizuar të drejtorisë së përgjithshme të policisë nën koordinimin e prokurorisë së Izmirit, ekzaminuan provimet e zhvilluara në vitet 2004-2016 për Shkollën profesionale ajrore të oficerëve (pilotë) (HAMYO) nën çatinë e Komandës së Forcave Ajrore.

Në ekzaminim u përcaktua se numrat e kandidatëve pjesëmarrës në intervistat e HAMYO të kryera në Izmir në vitet 2005, 2011 dhe 2012 ishin të koduara.

Me këtë mënyrë, u kuptua se rezultati i mbledhur nga disa shifra të numrit me 9 shifra të kandidatëve përbënte avantazh për anëtarët e FETO-s dhe se ata persona me numrat e favorizuar kishin kaluar me sukses intervistat. Në këtë mënyrë u përcaktua se si organizata terroriste ka infiltruar në shkollat ushtarake anëtarët e saj.

Për çdo provim kanë përdorur kodime të ndryshëm

Në vlerësimin e bërë nga ekspertët, u kuptua se kanë qenë në grupin e favorizuar personat pjesëmarrës në provimin e HAMYO në vitin 2005, ata të cilët kishin shumën 1,2,5 dhe 7 nga mbledhja e numrave të 4-t dhe 5-të në numrin e kandidatit me 9 shifra.

Organizata më pas ka ndryshuar kodimet e zbatuara në 2 provimet e mëpasshme. Në provimet e kryera në vitin 2011 për të hyrë në HAMYO u theksua se kanë qenë “të favorizuar” ata persona që kanë pasur shumën 3,6,7,8,11 dhe 12 nga mbledhja e numrave të 3-të dhe 6-të në numrin e kandidatit me 9 shifra, ndërsa në provimin e zhvilluar në vitin 2012 ata persona kanë pasur shumën 9,10,11,13,15,17,19,22 dhe 24 nga mbledhja e numrave të 2,3 dhe 9-të në numrin e kandidatit me 9 shifra.

“Mundësi shumë e ulët për të qenë rastësi”

Po ashtu në raportin e ekspertëve u theksua se shuma e arritur nga mbledhja e disa numrave nga numri i kandidatëve nuk mund të jetë rastësi për shkak se kriptimi është kryer në mënyrë që të japë rezultate të caktuara.

Në raport thuhet se mundësia që numrat e kandidatëve të përkojë me kodin përveç kriptimit të organizatës, është me një probalitet shumë më të ulët se sa të fitohet 10 herë radhazi në Lotarinë Kombëtare.

Ndër të tjera është vënë në dukje se kandidatët numrat e të cilëve janë të përshtatshëm për formulën nuk mund të jenë jashtë përfshirjes në aktivitetet e organizatës.

Në kuadrin e hetimit të kryer nga prokuroria e qytetit Izmir, u përcaktua se anëtarët e organizatës FETO kanë koduar numrat e kandidatëve për intervistë në provimet e zhvilluara në vitet 2004-2016 në Izmir dhe se me këtë kodim në numrin e kandidatit ajo ka bërë parregullsi duke ia dhënë anëtarëve të saj që të konsiderohen të suksesshëm. Pas kësaj gjatë një operacioni të ndërmarrë në 27 qytete me qendër Izmirin u kapën 181 të dyshuar. Prej këtyre 74 u arrestuan ndërsa të tjerët u lanë të lirë me kushtin e kontrollit gjyqësor.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet