Me 96 të çertifikuar përfundon Akademia e Liderëve të Rinjë (Foto)

Me pjesëmarrje dhe interesim të madh sot është mbajtur programi përmbyllës i “Akademisë së Liderëve të Rinjë”, raporton Gazeta e Re.

OJQ IDEA sot ka realizuar programin përmbyllës të “Akademisë së Liderëve të Rinjë” në kuadër të programit është bërë shpërndarja e çertifikatave për pjesëmarrësit. Në këtë program morën pjesë përfaqësuesit e “Drejtorisë së diasporës turke dhe popujve mike” (YTB), koordinatori i Ballkanit, Nedim Aslan dhe asistenti ekspert, Erkan Girişt, përfaqësuesit nga konsullata turke në Prizren, koordinatori i përgjithshme për Kosovën në “International Maarif Schools Of Kosova”, Mesut Özbaysar, koordinatori i TIKA Kosova, Burak Ceran, përfaqësues nga Yunus Emre Prizren, përfaqësues të shoqatave civile si dhe shumë mysafir.

“Akademia e liderëve të rinjë” e organizuar në mënyrë të përbashkët nga (YTB) dhe organizatës IDEA, ka filluar ne prill te vitit 2018 e cila ka zgjatur plot 8 muaj, ku janë certifikuar 96 studentë. Sipas një kumtese për media nga OJQ IDEA, trajnimet trajtuan tema sikurse janë; Filozofia, Sociologjia, Psikologjia dhe Historia. Qëllimi i trajnimeve ishte zgjerimi i botës mendimore dhe horizontit të studentëve dhe për tua mundësuar që jetën ta shikojnë nga dritare të ndryshme.

Në kuadër të akademisë janë zhvilluar analizat e librave të ndryshme, film dhe dokumentar, nata e anekdotave, Satira dhe Aforizma, ligjëratat nga lëmit të ndryshme shoqërore:
– Psikologji (Psikologjia dhe Lidershipi)
– Filozofi (Mendimi Filozofik në formësimin e Liderit)
– Sociologji (Kushtëzimet Shoqërore të Lidershipit)
– Histori kombëtare

Kryetari i OJQ IDEA, Bayram Pomak gjate fjalimit te tij theksoi se Kosova më së shumti duhet të investojë në rini. Nëse s’investoni në këtë shtresë shoqërore, derisa ky fakt sot është avantazh i yni, nesër do të shndërrohet në dezavantazh të shtetit.

“Si organizatë IDEA mendojmë se tërë problemet nisin nga mendimet dhe se tërë zgjidhjet e tyre arrihen përmes të menduarit. Dallimi në mes të shteteve të zhvilluara dhe të atyre jo të zhvilluara qëndron në strukturën mendimore. Sa më adekuaete të jetë struktura mendimore, aq më e shpejtë mund të gjeni zgjidhje për porblemet, fatkeqësisht sistemi arsimor i Kosovës s’i posedon kapacitetet përmes së cilave e sendërton këtë strukturë mendimore. Për më saktë mund të themi s dyshojmë nëse kemo problem të tillë ose nuk e kemi”, shtoi Pomak

Në anën tjetër, koordinatori i YTB-së për Ballkan, Nedim Aslan tha se gjatë fjalimit përpara të pranishmeve foli mbi suksesin e Turqisë për t’u bërë një republikë e cila gjithnjë e më shumë përpiqet që te kontribuoj në popujt mike me të cilët ka një të kaluar të përbashkët, ai falënderoi organizatën IDEA për arritjen e rezultateve të suksesshëm ne Akademinë e Liderëve të Rinjë.

“Turqia dhe Drejtoria e Diasporës turke dhe popujve mike” (YTB) synon paqen, mirëqenien dhe zhvillimin e bashkëpunimit në Ballkan. Në këtë kuadër, ne u kushtojmë një rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën. Marrëdhëniet tona dypalëshe janë ndërtuar mbi bazën e parimeve të pavarësisë, sovranitetit dhe respektimit të ndërsjellët. Deri tani nga universitet te ndryshme ne Turqia janë diplomuar mbi 4200 kosovarë, dhe aktualisht po vijojnë studimet 340 student.

Ai në fund uroi suksese të mëtejshëm pjesëmarrësve të akademisë dhe uroi që viti 2019 të sjellë paqe, begati, stabilitet, shëndet dhe lumturi për popullin kosovar, me të cilin kanë marrëdhënie të përjetshme miqësore dhe vëllazërore.

Programi u mbyll me një koktej rasti. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet