Më 14 shkurt zbulohet se kush është dashuria e përbashkët e Veselit e Limajt

Më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve do të zbardhet misteri se kush fshihet pas posterit të dy politikanëve, Kadri Veseli e Fatmir Limaj.

Sipas ideatorëve të këtij posteri e cilët janë anonimë, në e-mailin e dërguar mediave bëhet e ditur se prapa pjesës së munguar fshihet dikush i dashur për këtë dy politikanë.

“Siç e keni vërejtur nëpër Prishtinë janë vendosur posterë me paralajmërimin për Shën Valentin. Prapa pjesës së munguar të posterit fshihet dikush i dashur për këta dy politikanë. Një dashuri e përbashkët me të cilën “kanë flirtuar” së fundmi. Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”, thuhet në e-mail.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet