McLaren, gati divorci me Honda, zgjedh motorin Renault për të mbajtur Alonson

Mungon vetëm zyrtarizimi i divorcit, që pritet të ndodhë këtë fundjavë, në garën Singaporit, pasi makina brktanike McLaren dhe motori japonez Honda kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit që nisi në vitin 2015.

Rezultatet zhgënjyese gjatë sezoneve të fundit duket se e bëjnë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit, me McLaren që vazhdimisht pozicionohet në vendet e fundit të renditjes, madje shpesh nuk i mbyll dot garat. Ky bashkëpunim ka qenë i dështuar, pasi në tri sezonet e fundit asnjëherë McLaren nuk ka mundur të duelojë për fitoren e ndonjë gare në Formula 1.

Mësohet se McLaren ka arritur një marrëveshje 3-vjeçare me Renault, bashkëpunim që pritet të nisë që vitin e ardhshëm. Një lëvizje kjo e bërë nga makina britanike për të bindur pilotin Fernando Alonso të qëndrojë edhe seoznin e ardhshëm, pasi do të ketë një makinë më kompetitive. Alonso pat deklaruar shpesh se nuk ka ndërmend të qëndrojë te McLaren nëse makina do të ishte sërish e këtij niveli, duke treguar interes për të shkuar në garat Indy. Por me motorët e rinj Renault pritet që McLaren të jetë me e shpejtë dhe të duelojë për titull.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet