Mbytet një pushues nga Kosova në Alanja

Turisti kosovar i cili kishte shkuar për pushime në qarkun Alanya të Antalisë në Turqi, ka humbur jetën në det.

Siç mësohet, kosovari Gjevdet Brahaj (53) i është bashkuar një turneu me jaht në det. Pak kohë më vonë, është verejtur Brahaj i palëvizhmën në det, me ç’rast është nxjerrë sërish në jaht, raporton AA.

Ai ndërroi jetë rrugës duke u dërguar në spital nga ekipet e emergjencës.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Antalisë është bërë autopsia e Brahajt, ndërkaq kufoma e tij do të dërgohet me avion në Kosovë.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet