Mbyllen vendvotimet në Podujevë

Në orën 19:00 është mbyllur qendra më e madhe e votimit për Komunën e Podujevës.

Në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”, që të drejtë vote kanë 14 mijë qytetarë.

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën ekonomike “Isa Boletini” Fehmi Zeqiri, bëri të ditur se deri në orën 17:00 kanë dalë për të votuar 30 për qind e votuesve.

Ai vlerësoi se procesi i votimit në këtë qendër ka shkuar në rregull, por që ka përmendur arrestimin e një personi që kishte fotografuar votën.

Kategoritë
LajmeVendi