Mbreti i Jordanisë: Zgjidhja me dy shtete midis Palestinës dhe Izraelit, rrugë e vetme për paqen

Në adresimin e tij në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Abdullah II tha se konflikti palestinezo-izraelit është i vetmi konflikt që filloi me themelimin e OKB-së dhe që deri më sot akoma po përkeqësohet

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka deklaruar se zgjidhja me dy shtete është rruga e vetme për t’i dhënë fund konfliktit midis Palestinës dhe Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Abdullah II tha se konflikti palestinezo-izraelit është i vetmi konflikt që filloi me themelimin e OKB-së dhe që deri më sot akoma po përkeqësohet.

“Rruga e vetme për një paqe të drejtë dhe të përhershme duhet të rezultojë në krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur palestinez, që mund të jetohet edhe në kufijtë e 4 qershorit të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet të saj dhe të jetohet në siguri dhe paqe pranë Izraelit”, tha Abdullah II.

Mbreti i Jordanisë po ashtu tha se nuk do t’i jepet fund konfliktit pa e mbrojtur Kudsin si një qytet të paqes për gjithë njerëzimin.

Takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u hapën më 15 shtator dhe planifikohet të përfundojnë më 29 shtator.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet