Mblidhen liderët e BE-së, Brexit në plan të parë

Udhëheqësit e BE-së do të takohen sonte në një samit në Bruksel, ku është planifikuar të diskutohet marrëveshja mbi largimin e Britanisë së Madhe nga BE.

Është planifikuar që kryeministrja britanik Theresa May të paraqesë para homologëve të saj evropianë pikëpamjen e pozitës aktuale të Londrës në bisedimet rreth largimit të vendit nga Bashkimi Evropian dhe se si të procedohet tutje.

Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së gjatë darkës do të flasin për pozicionet e BE-së në vazhdimin e negociatave, por edhe mundësitë në rast se marrëveshja me Britaninë e Madhe nuk arrihet brenda periudhës së pritshme, transmeton KosovaPress.

Kryeministri i Estonisë Juri Rathas thotë se ende beson se marrëveshja Britani-BE për Brexit është e mundur.

Rathas tha para samitit se është e rëndësishme të ruhet uniteti i BE 27 në këtë çështje.

“Besoj se kjo marrëveshje është e mundur. Është e rëndësishme për të ruajtur unitetin e BE 27, për të punuar si një ekip. Unë e di se çështja kryesore e kufirit është mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut”, tha ai, duke shtuar se Britania ishte gjithashtu një partner i ngushtë dhe i rëndësishëm i BE-së.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet