Mbledhja e liderëve të BE-së, në fokus Mesdheu Lindor, Turqia, Bjellorusia, Kina e Covid-19

Liderët e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen sot në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës për të shqyrtuar çështje të ndryshme të rendit të ditës duke filluar nga gjendja në Mesdheun Lindor me marrëdhëniet me Turqinë dhe çështjen e Bjellorusisë.

Në mbledhjen e Këshillit të BE-së që do të zgjasë dy ditë do të diskutohen kryesisht marrëdhëniet e jashtme.

Krahas gjendjes në Mesdheun Lindor dhe marrëdhënieve me Turqinë, që përbëjnë temën kryesore të agjendës, në dosjet që do të diskutojnë liderët e Bashkimit Evropian janë edhe marrëdhëniet BE-Kinë, Bjellorusia, helmimi i opozitarit rus Aleksey Navalniy dhe Karabaku Malor.

Gjithashtu në rend të ditës do të vijë edhe çështjet e ekonomisë pas epidemisë së Covid-19, përforcimi i tregut të vetëm, zhvillimi i politikës së një industrie më pretenduese dhe përshpejtimi i transformimit digjital.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet