Anëtarët e PDK’së dhe të VV’së në KQZ nuk janë pajtuar nëse ka pasur fletëvotime em gabime edhe në komuna tjera.
Anëtari i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi ka thënë se fletëvotime me gabime ka pasur edhe në komuna tjera, jo vetëm në Mitrovicë.
“Jo vetëm në Gjakovë dhe Mitrovicë por edhe në komunat e tjera. Kemi fletëvotime që janë shtypur me gabime edhe me të gjitha komunat ku ka pasur balotazh”, tha ai.
Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi tha se do të shihen mostrat nëse ka qenë gabimi i njëjtë në printim.
“Raporti është së pari për ne, së dyti është për prokurorinë për shkak se kjo çështje është hapur në prokurori dhe raporti duhet të jetë i detajuar për ne dhe prokurorinë dhe do të shërbejë për PZAP”, tha ai.
Ai shtoi se nuk e di numrin e fletëvotimeve që janë gabim.
Përfaqësuesi i PDK’së, Ilir Krasniqi tha se nuk ka raportime që ka ndodhur kjo edhe në komuna tjera.
“Nuk ka asnjë raportim që diçka e tillë ka ndodhur edhe në një komunë tjetër”, tha ai duke shtuar se ky problem është parë vetëm në Mitrovicë.
Ai u kundërshtua nga Alban Krasniqi i VV’së duke thënë se edhe në Gjakovë ka ndodhur.
Gashi shtoi se procesi i balotazhit në Mitrovicë “është i lënduar dhe integriteti është pothuajse i rrënuar”.
Sami Kurteshi nga VV tha se procesi nuk është lënduar.
“Unë pajtohem që të krijohet komision”, tha ai


















