Mbi shkarkimin e Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut

Nga Blerim Ciroka

Me datë 27.05.2020, u shkarkua nga detyra kryetari i Bashkësisë Islame Fetare të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi. Ky shkarkim u bë me shumicë votash nga anëtarët e këshillit të kryesisë së këtij institucioni, kjo në përputhje me nenet e brendshme të Bashkësisë Fetare Islame të këtij shteti.
Duket se ka qënë një ngjarje e pritur dhe e mirëpritur nga opinioni publik në Maqedoni dhe më gjërë. Kishte vite që ky institucion vuante nga mosadministrimi siç duhet i kapaciteteve njerëzore dhe mundësive ekonomike që shoqëria ka atje.
Ka plot pyetje e teza që shtrohen, herë objektive e herë të turbullta, herë interesash personalo-familjare të ngushta e herë të nxitura nga qarqe të strategjive të fshehta të politikës dhe të segmenteve abuzuese të cilëve nuk u dihet filli që me çdo kusht e çdo çmim kërkojnë të ketë një përfaqësim sa më të dobët të muslimavëve atje, kërkojnë të ketë institucione me një imazh të padenjë, përfaqësues fetar që t`i përdorin si të dojnë e si t`iu vijë nevoja.
Përfaqësimi i institucioneve nga përsona të përfolur për korrupsion dhe paaftësi në të gjitha trevat tona nuk është i rastësishëm. Nxitja e muslimanëve të ballkanit në emigracion nuk është e rastësishme. Nxitja dhe investimi në formimin me koncepte radikale të disa hoxhallarëve nuk është e rastësishme. Drejtimi nga individë pa integritet përsonal dhe me njolla serioze në të kaluarën e tyre sjell një shpërfytyrim të këtyre institucioneve.
Largimi i Sulejman Rexhepit morri shumë kohë e vite për të cilën politika ka luajtur një rol të madh dhe ka qenë pengesa kryesore. Ndërsa rritja e burimeve të afta njerëzore bëri që ky individ të shkarkohet në mënyrë unanime dhe në mundësinë më të mundshme të dhënë. Këtu duhet të theksohet rëndësia e edukimit të brezave dhe vlerëshmëria e investimeve në medresetë dhe fakultetet tona teologjike në formimin e intelektualëve dhe kuadrove të rinjë të cilët do t`i bëjnë ballë administrative përplasjeve të vlerave me antivlerat, betejë kjo e nisur që me njeriun e parë e duket se do të zgjasë deri në Ditën e Madhe.
Kush ishin këta përfaqësues të besimit Islam në Maqedoninë e Veriut që e shkarkuan unanimisht kryetarin e institucionit më të lartë të fesë atje? Cili ishti motivi i tyre kryesor në këtë vendim? A nuk duhet të ndodh kështu edhe në institucionet e organizmat e tjera zyrtare të cilat për hirë të fakteve janë bërë turp i shoqërive tona? A nuk është ky shembull të ndiqet në cdo zyrë ku ka padrejtësi e abuzim më mundësitë e dhëna? A nuk duhet të largohen të gjithë ata individë që bëhen pengesë për punë e vepra të mira? A nuk duhet të largohen të gjithë ata individë, shpeshherë të paaftë, të cilët bëhen një model i keq për brezat e rinj, si në teori ashtu edhe në praktikë? A nuk është ky shembull t`u thuhet të gjithë atyre që ëndërrojnë të vdesin në karriget e larta të institucioneve fetare të zgjohen tash se zgjimi në botën e amshueshme do të jetë shumë vonë e zgjënjyes?
Ata janë hoxhallarë e muftilerë të denjë e që marrin frymëzim nga Libri i Shenjtë e nga shembulli i kulluar i Muhamedit s.a.s. ku mashtrimi, korrupsioni, përfitimet personale materiale nga posti institucional janë të ndaluara dhe nuk gjejnë vend në asnjë formë. Kjo është pikërisht ajo që e bën dallimin nga institucionet e tjera publike por që nuk janë fetare.
Në institucionet e tjera zyrtare, psh politike rajonale dhe më gjërë, kur një person apo grup fiton zgjedhjet, në momentin kur del para kamerave, shpreh kënaqësi dhe gëzim të jashtëzakonshëm të suksesit të arrirë. Ndërsa në rastin e këtij prononcimi për mediat u vu re një seriozitet, përgjegjësi dhe maturi prej njerëzve të formuar moralisht.
Përtej saj, për të bërë përshtypje ishte se gjatë dekleratës shkarkuese të këtyre muftive të lexuar nga kryetar i ri deri në zgjedhjet e rrallës ishte se nuk u tha asnjë fjalë rreth shkaqeve të këtij shkarkimi, pavarësisht se tashmë shumëcka është thën prejt vitesh për ish-kryetarin Rexhepi janë shpërndarë në internet. Në këtë pikë veprat e njeriut janë mes tij dhe mes Zotit, ajo cfarë na takon neve është të mos lejomë njerëzit e përfolur të na përfaqësojnë dhe t`i kemi në krye të vendit.
Kuptohet se këtu kemi të bëjmë me njerëz të përgjegjshëm, me njerëz që marrin frymëzim nga Kurani i ekuilibruar e parimor, marrin frymëzim nga vlerat dhe virtitytet e Profetit Mumahed s.a.s. i cili erdhi dhe punoi për të përmirësuar e jo për të kritikuar dhe thënë fjalë të rënda për të tjerët, pamarrë parasysh situatave dhe arsyetimeve.
Po cfarë kërkon populli besimtarë, cfarë kanë nevojë këto institucione që janë amanet i shenjtë brez pas brezi, si duhet të jetë drejtuesi dhe administrate në institucionet fetare sic janë Bashkësitë Fetare, muftinitë, medresetë, xhamitë, etj.? Lidershipi është cels për sukses të një shoqërie. Drejtuesit dhe nëpunësit e institucioneve fetare duhet të jenë njerëzit më të zgjedhur të shoqërisë tonë, njerëzit më të dijshëm, më vizionar, më energjikë, duhet të jenë përsonalitete dhe përfaqësues më integritet personal, njerëz idealist e altruistë që japin nga cdo gjë që ata kanë në shërbim të misionit të tyre.
Muslimanët në trojet tona duhet të përfaqësohen nga hoxhallarë dhe lidera që marrin mësim nga paraardhësit e tyre të këtyre trojeve që nuk i theu as serbija e as mbarë shkinia, nuk i theu as komunizmi e as materializmi por qëndruan e i bënë ballë cdo situate e cdo lloj vështirësie po lëshuar pe nga vlerat njerëzore të fesë së fundit hyjnore në tokë, fesë Islame.
Islame është fe e vlerave, fe e përcjellur nga Muhamedi s.a.s. dhe nuk mund të përfaqësohet e shërbehet nga njerëz e individë ambicioz e korruptive, të pashkolluar e të paqytetëruar, të paaftë e pasionantë të frikshëm të posteve e karrigave institucionale.
Mësuesi i besimit, hoxha, imami, muftiu, dijetari, kryetari i institucionit duhet të jetë në piedestalin e vlerave, aftësive, komunikimit me publikun, gadishmërisë për t`u zevendësuar kur shikon se ka njerëz më të aftë se ai, gadishmërinë për t`u zevendësuar kur shoqëria dhe njerëzit e denjë përqark shprehin pakënaqësi objective ndaj pranisë së tij në atë detyrë. Cdo njeri që merr përsipër përfaqësimin e Islamit duhet të mendojë thellë nëse është i denjë, nëse jo të bëj përpjekje për përmirësim.
Përqafësimi i besimit është një mision që nuk mund të krahasohet me asnjë përfaqësimi tjetër në këtë botë.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE

Të ngjajshmet