Mbi gjysmë milion katalonas mbushin sheshet, vazhdojnë protestat për liri në Barcelonë (Video)

Demonstratat për lirimin e liderëve katalonas nuk kanë të ndalur në rajonin spanjoll të Katalonjës. Përleshjet me policinë kanë çuar në arrestimin e mbi 130 personave prej ditës së hënë, ndërsa protestuesit janë të vendosur të vijojnë protestat, njofotn Gazeta e Re.

Kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom spanjoll të Katalonjës vijon për të pestën ditë radhazi.

Protestat nisën nga një vendim i Gjykatës së Lartë spanjolle për të dënuar 9 liderë katalonas për një referendum për vetëvendosje që u mbajt në vitin 2017 pa miratimin e Spanjës.

🎥 | Over half a million people took to the streets of Barcelona today as part of the General Strike called by unions, and the #MarxesPerLaLlibertat reaching the Catalan capital after marching for three days📝 | Read more: catalannews.com/society-science/item/general-strike-in-catalonia-to-reject-leaders-sentencing-live-updates-2

Publiée par Catalan News sur Vendredi 18 octobre 2019

Forcat e rendit reaguan me plumba gome, gaz tymues e lotsjellës, dhe makina ujëhedhëse.

Rreth 260 persona mbetën të plagosur në të gjithë rajonin verilindor të Spanjës dhe 20 policë me lëndime të lehta.

Ministri i brendshëm në detyrë i Spanjës njoftoi se në këto pesë ditë, autoritetet kanë bërë të paktën 130 arrestime ndërsa disa prej demonstruesve më të revoltuar rrezikojnë deri në 6 vite burg.

Gjatë ditës, rreth gjysmë milion qytetarë mbajtën një grevë të përgjithshme duke marshuar paqësisht.

Në duar mbanin fotot e 9 liderëve katalonas të burgosur ndërsa lëshonin njëzëri slogane për lirimin e tyre dhe pavarësimin e rajonit nga Spanja.

Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të trafikut ndërsa trenat dhe aeroportet operuan me orare të shkurtuara.

Katalonja ka 7,5 milionë banorë me gjuhën, parlamentin dhe flamurin e tyre, dhe shumica duan të shkëputen politikisht dhe ekonomikisht nga Spanja.

 

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet