“Mbi 415 mijë foshnja siriane të lindura në Turqi nga vitit 2011”

“Popullsia e sirianëve në Turqi është e re, pasi vetëm rreth 100.000 në mesin e 3,6 milionë sirianëve në Turqi janë më të vjetër se 60 vjeç”, tha Abdullah Ayaz, zyrtar në Ministrinë e Brendshme turke.

Më shumë se 400.000 foshnja siriane kanë lindur në Turqi që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

“Popullsia e sirianëve në Turqi është e re, pasi vetëm rreth 100.000 në mesin e 3,6 milionë sirianëve në Turqi janë më të vjetër se 60 vjeç”, tha Abdullah Ayaz, i cili kryeson departamentin e menaxhimit të migrimit të ministrisë.

“Që nga fillimi i krizës, në Turqi kanë lindur më shumë se 415.000 foshnja siriane”, tha Ayaz në një takim të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM) në kryeqytetin turk Ankara.

Takimi dyditor do të zgjasë deri të enjten në parlamentin turk.

Turqia strehon më shumë sirianë se çdo vend tjetër në botë.

Ayaz tha se zyrtarët turq po vazhdojnë punën për t’u siguruar që të gjithë fëmijët sirianë të arsimohen.

Siria është përfshirë nga një luftë shkatërruese civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit ushtroi dhunë për të shtypur protestat pro-demokratike.

Që atëherë, qindra mijëra civilë janë vrarë ose zhvendosur gjatë konfliktit, kryesisht nga sulmet ajrore të regjimit kundër rajoneve të kontrolluara nga opozita.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet