Mbi 17 milionë turistë kanë qenë në Turqi në 14 muajt e fundit

Vitin e kaluar dhe në 2 muajt e parë të këtij viti Turqia ka mirëpritur 17 milionë e 18 mijë e 964 turistë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga statistikat e turizmit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, numri i vizitorëve që erdhën në Turqi nga jashtë shtetit në vitin 2020 ka qenë 15 milionë e 971 mijë e 201.

Nga këta vizitorë 12,7 milionë kanë qenë shtetas të huaj dhe 3,2 milionë kanë qenë “shtetas turq që banojnë jashtë shtetit”.

Sipas statistikave të hyrje-daljeve në kufi, në janar 2021 Turqia ka mirëpritur 509 mijë e 787 vizitorë të huaj, kurse në shkurt kanë ardhur 537 mijë e 976 vizitorë të huaj.

Vendi që dërgojnë më së shumti vizitorë në Turqi është Rusia me 2 milionë e 128 mijë e 758 persona.

Rusia ndiqet nga Bullgaria me 1 milion e 242 mijë e 961 persona dhe Gjermania me 1 milion e 118 mijë e 932 persona.

Ndërsa pas Gjermanisë vijnë: Ukraina, Britania, Gjeorgjia, Iraku, Irani, Franca dhe Holanda.

Kategoritë
BotaLajme