Mbi 100 xhami në Stamboll kumbojnë me lutje në të njëjtën kohë si shenjë mbështetjeje për operacionin anti-terror në Siri (Video)

Në kuadër të operacionit antiterrorist “Burimi i Paqes” i cili filloi sot në veri të Sirisë, ushtria turke ka nisur ofensivën tokësore në lindje të Lumit Eufrat, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane nisën ofensivën tokësore në lindje të Eufratit në kuadër të operacionit ‘Burimi i Paqes'”, thuhet në njoftimin e ministrisë në rrjetin social Twitter.

Në anën tjetër si shenjë mbështetjeje për ushtrinë turke,  në mbi 100 xhami të ndryshme të Stambollit janë thirr lutjet në të njëjtën kohë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet