Mbeturinat plastike dhe brenga për mjedisin

Vetëdija e qytetarit për ruajtjen e mjedisit, nuk është në nivelin e duhur. BE do ta kthej vëmendjen nga ky problem në nivel global. Ndonëse ujërat e Azis-ë dhe Afrikës, po cilësohen si më të ndoturat, as ato të Evropës nuk janë të mbrojtura –shkuan Gazeta e Re.

Felix Steiner në artikullin e tij: “Në detin e qeseve plastike”; vinte në dukje gatishmërinë e BE-së për të kundërvepruar, me këtë rast, por duke qenë që ujërat që nuk kontrollohen nga ky shtet, detyrohej të shtronte pyetjen retorike që në krye të tekstit e po çfarë mund të bëjë Evropa në këto kushte?

Nuk mund të mohohet: Mbeturinat plastike rreth nesh po shtohen gjithnjë e më shumë. Perime, fruta, mish, sallam, djathë – këto produkte në supermarket i gjen të mbledhura në qese plastike. Çdo libër në librari – i kyçur në plastmas. Shitësja që më ofron simiten e mëngjesit i ka duart të veshura me dorashka plastike. Gati në çdo çantë shpine në metro e nxjerr kokën një shishe plastike njëpërdorimshme. Sikur në zyrat gjermane, në shkolla apo universitete nuk ka rubineta uji. Ato kanë ujin më të kontrolluar e më të shijshëm, po kjo është temë tjetër. Sigurisht që jo të gjithë këta artikuj njëpërdorimsh zbarkojnë në det. Sepse në Evropë ka një sistem të gjerë e funksional të mbledhjes së mbeturinave plastike, madje pjesërisht ndahen edhe materialet e ndryshme, për riciklim. E kush shëtitë nëpër brigjet evropiane apo del me varkë në Mesdhe e kupton, se problemi i Evropës nuk janë pambukoret, pipat dhe pirunjtë plastikë. Sepse më shumë në ujëra gjenden shishe plastike, qese plastike, mbeturina rrjetash të peshkatarëve, shishe shampone apo ato të vajit për motora. Asgjë nga këto nuk planifikohet të ndalohet. Në një kohë që me sistem rikthimi me pagesë të shisheve ky problem mund të reduktohej radikalisht. Këtu mund ta provojë veten BE!” – shkruan ndër të tjera Steiner.

Sipas tij, BE nuk e ka seriozisht. Ajo në thelb është duke e bërë një lojë krejt simbolike. Sa për të thënë. Ndërkohë që situata kërkon një veprim konkret, radikal, të menjëhershëm.

Republika jonë, duket që është përpara BE-së me stilin e saj jo-serioz. Ajo para disa vitesh e ka bërë një hap të tillë simbolik. Më 2013 ka hyrë në fuqi një udhëzim administrativ sipas së cilit, qeset e plastikës do të eliminoheshin gradualisht nga tregu.

Efektet e përdorimit të tyre, janë tmerrësisht negative, për vet faktin që procesi i dekompozimit të një mbeturine, merr njëmijë vite kohë. Ka hipoteza që rritja e sëmundjeve kancerogjene, ndërlidhet edhe me to.

Të dhënat nga observatorët ndërkombëtarë thonë se 5. 25 trilion pjesë e mbeturinave plastike në oqean. Një masë prej 269,000 tonësh noton në sipërfaqe, ndërsa katër miliardë mikrofibra plastike për çdo kilometër katror, janë të shtresuara në thellësi të ujërave të oqeaneve. Numri i atyre që i përdorin këto qese, është afro 500 miliardë njerëz në tërë rruzullimin. Praktikisht për një njeri brenda vitit prodhohen rreth 150 qese në vit, respektivisht një milion qese për çdo minutë.

Në ambient efektet e përdorimit të qeseve të tilla, janë tejet negative. Thuhet se rreth 100.000 krijesa detare vdesin brenda vitit për shkak të këtyre mbetjeve. Ndërsa edhe në tokë, zbërthimi ose asgjësimi i tyre, është tepër i vështirë.

Në Kosovë vatrat e grumbullimit të mbeturinave, shquhen për përbërje të lartë të mbetjeve të plastikës. Fushata vetëdijësuese për eliminimin e tyre nga tregu, sikurse edhe masat që janë ndërmarrë nga institucionet relevante, kanë munguar. Fakt për këtë udhëzimi i papërfillshëm i 2013-tës./Gazetaere.com/

Kategoritë
Tema e Ditës

Të ngjajshmet