Mbeti pa gishtërinj për shkak të coronavirusit, rrëfimi i të mbijetuarit të COVID-19 – mjekët i kishin dhënë vetëm një për qind gjasa për jetë

Gregg Garfield i kaloi në një spital në Kaliforni plotë 64 ditë, pasi që ishte infektuar me COVID-19 derisa kishte shkuar për të skijuar në alpet italiane në shkurt të këtij viti.

Simptomat filluan shpejt t’i bëhen më të theksuara dhe si rezultat i kësaj mjekët u detyruan ta fusin në respirator, ku e mbajtën për një muaj

Duke parë gjendjen e rëndë shëndetësore të Garfield, mjekët i kishin dhënë vetëm një për qind gjasa që t’i mbijetojë coronavirusit.

Ai kishte pasur komplikime të ndryshme të shkaktuar nga coronavirusi, përfshirë sepsën, probleme me veshkë, mëlçi dhe inflamacion të mushkërive.

Të gjithë gishtat në shuplakën e djathtë dhe shumica në të majtë, i janë amputuar nga mjekët për ta shpëtuar nga vdekja.

“Duart e mia kurrë nuk do të jenë më të njëjta. Nuk kam më gishtërinj. Kjo mund t’ju ndodh edhe ju”, ka Garfield derisa po lirohej nga spitali gjatë majit.

Mjeku David Calber pranoi se janë detyruar t’ia amputojnë gishtat, sepse virusi kishte sulmuar edhe qarkullimin e gjakut.

“COVID-19 ndikon edhe në sistemin kardiovaskular, kështu që ndikon në qarkullimin e gjakut. E për këtë tek disa të rinj po ndodhin sulmet në tru dhe shpesh edhe mpiksje të gjakut”, ka shpjeguar Calber.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet