Mbeten mister vrasjet brutale të delfinëve në Francë

Një numër rekord prej 1,100 delfinësh të ngordhur u gjetën që nga janari i këtij viti në bregun francez të Atlantikut, të cilat ndoshta ishin viktimat e peshkimit industrial, gjë që bëri që publiku të reagojë në Francë.

Ajo që tronditi studiuesit francezë, përveç numrit rekord të delfinëve të ngordhur, është vetë brutaliteti dhe mënyra se si janë vrarë këta gjitarë shumë inteligjentë. Në fakt, delfinët ishin tmerrësisht të gjymtuar, njofton AP.

Vdekja masive e delfinëve alarmoi grupet e mbrojtjes së kafshëve dhe nxiti Ministrinë e Ekologjisë të nisë një plan kombëtar për t’i mbrojtur ata.

“Nuk ka pasur kurrë një numër kaq të madh të delfinëve të vdekur”, tha Villi Daubin, një anëtar i Qendrës Kombëtare për Kërkimin Shkencor në Universitetin e La Rochelle, duke shtuar se ky ishte viti i dytë me radhë më i lartë për nga numri i vrasjeve të delfinëve.

Edhe pse Daubin thotë se 90 për qind e vdekjeve të delfinëve ndodhin për shkak të kapjes aksidentale në rrjetet industriale, arsyeja për numrin e madh gjatë këtij viti është një mister.

Autopsitë e kryera këtë vit në delfinët e ngordhur në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore në Universitetin La Rochelle shfaqin nivelet ekstreme të prerjes së tyre.

Ndryshe, konsumi i produkteve ushqimore globale është  dyfishuar gjatë 50 vjetëve të fundit, sipas të dhënave të Komisionit Evropian, që është shkalla e deklaruar nga grupet e të drejtave të kafshëve si të paqëndrueshme.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet