Mbështetësit e armatosur të Trump mbushin rrugët e Amerikës: Na vodhën Shtëpinë e Bardhë

Mbështetësit e armatosur në Donald Trump, të armatosur me armë automatike dhe me kryqe në qafë, protestuan në qytete të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përforcuar pretendimet e presidentit për parregullsi në votime.

Qindra tubuan në Feniks, Arizona, por edhe në shtete të tjera, si Miçigan, Xhorxhia, Dakota e Veriut dhe Pensilvani. Me flamuj “MAGA – Make America Great Again” protestuesit bërtisnin se Joe Biden po kryente konspiracion me mediat për të marrë Shtëpinë e Bardhë.

Në Miçigan pati edhe përleshje mes mbështetësve të Trump dhe Biden, ndërsa në Atlanta, Xhorxhia, efektivët e Policisë ndërhynë për të ndarë të dy palët dhe përshkallëzimin e situatës.

Tubime të ngjashme mendohet se do të përfshihen edhe në strategjinë e Trump për të luftuar rezultatin e zgjedhjeve në gjykata.

Kategoritë
BotaLajme