Mbështetëse e flaktë e Trump, viktima në Kongres ishte veterane e aeronautikës (Foto)

Ashli Babbitt nga San Diego, mbeti e vrarë ditën e djeshme gjatë protestave të dhunshme brenda Kongresit amerikan.

Viktima, 35-vjeçare, ishte një veterane e aeronautikës ndërsa u qëllua nga një agjent me armën e tij të shërbimit, shkruajnë mediat ndërkombëtare, citon Ora News.

Për vrasjen e saj është hapur një hetim, ndërsa bashkëshorti i saj ka thënë për mediat lokale se ajo ishte një mbështetëse e flaktë e presidentit Donald Trump.

Kjo gjë vihet re edhe në postimet e saj në rrjetet sociale ku e shpreh hapur sportin e saj për presidentin në detyrë të SHBA-ve.

Kategoritë
BotaLajme