Mbahet programi promovues dhe informues për Festivalin më të madh të teknologjisë, Teknofest

Promovohet në Prishtinë Festivali më i madh i teknologjisë, hapësirës dhe aviacionit në Turqi dhe e dyta me radhë në botë, TEKNOFEST, raporton Gazeta e Re

Nën patronatin e Ambasadës së Turqisë në Prishtinë, Instituti Yunus Emre në bashkëpunim me Fondacionin T3 dhe Organizatën TABİB realizuan programin promovues dhe informues për aplikimet në Teknofest i cili këtë vit do të organizohet për herë të tretë në Turqi.

Në aktivitet morën pjesë drejtori i Fondacionit T3, Ömer Kökçam, deputet nga Parlamenti i Kosovës, përfaqësuese te Ministrisë së Arsimit ne Kosove, kryekonsulli i Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın, drejtori i Institutit Yunus Emre për Kosovën, Mehmet Ülker, Rektor te Universiteteve private në Kosovë, Dekan, akademik, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, media si dhe shume pasionues të teknologjisë.

Drejtori i Institutit Yunus Emre, Mehmet Ülker, në fjalën e tij tha se “TEKNOFEST është si një dritë e ndezur ndaj të ardhmes sonë”.

“Ashtu si ka theksuar presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan. Çdo gjë fillon me ëndërr. Ndërsa kur ëndrra bashkohet me besimin shfaqet suksesi”, tha Ülker duke shtuar se TEKNOFEST vazhdon me shembuj të mirë në rrugën e suksesit.

Ndërsa drejtori i Fondacionit T3, Kökçam, tha se dëshirojnë që të rinjtë kosovarë t’i shohin si pjesë e TEKNOFEST-it që do të organizohet më 22-27 shtator 2020 në qytetin Gaziantep.

Ai mes tjerash shtoi se këtë vit synojnë që festivalin ta sjellin në një dimension ndërkombëtar. “Besoj se nga Ballkani këtë vit do të kemi shumë më shumë aplikime”, tha ai.

Mbledhjet promovuese të TEKNOFEST jashtë vendit do të përfundojnë nesër në Shqipëri.

Aplikimet për pjesëmarrje në festival mund të bëhen në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre deri më datën 28 shkurt 2020. Për projektet të përzgjedhura më shumë se 3 Milion TL mbështetjeje financiare, materiale si dhe mbështetje për pjesëmarrje nga Teknofest dhe Instituti Yunus Emre.

Kategoritë
LajmeTë ndryshmeTeknologjiVendi

Të ngjajshmet