Mbahet Panair i Librit “Peja 2020”, mysafir nderi shkrimtari dhe poeti i njohur turk, Sinan Yagmur

Në qendër të qytetit të Pejës ndërmjet datave 10-14 tetor 2020 është mbajtur panairi i librit “Peja 2020”.

Panairi i Librit u realizua nga Bibloteka “Azem Shkreli”, në mbështetje të Komunës së Pejës dhe Instutit Yunus Emre në Kosovë.

Ndërsa me botimet e tyre ne këtë panair kane marrë pjesë shtëpitë botuese:”Argeta”, “Bota Shqiptare”, “Botart”, “Ideart”, “Onufri”, “Minerva”, “Fan Noli”, “Omaca”, “Armagedoni”, “Fleta”, “Imza”, “Sira” dhe “Llogos-A”.

Drejtori i Institutit Yunus Emre Dr. Mehmet Ülker tha se ata synojnë ta shndërrojnë panairin e librit që ata organizojnë me Komunën e Pejës në një traditë.

Duke theksuar se këto lloj ngjarjesh janë të rëndësishme sepse Kosova është një vend në zhvillim, Ülker tha, “Këto lloj aktivitetesh i mundësojnë Kosovës zhvillim dhe forcim më shumë. Kjo është arsyeja pse u kushtojmë rëndësi ngjarjeve të tilla. Ne do të dëshironim të pohonim se jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje për përkthimin e tij në turqisht “, tha ai.

Në këtë panair si mysafir nderi mori pjese shkrimtari dhe poeti I njohur turke, Sinan Yagmur, lbri i te cilit me titullin “Lotët e Dashurisë “ arriti një shitje rekorde prej 3.5 milion libra në Turi dhe më gjerë.

Yağmur erdhi në Panairin e Librit në Pejë si mysafir i Institutit për Kulturë “Yunus Emre”, përgjatë së cilit takoj shtëpi botuese të ndryshme të vendit, shkrimtarë si dhe lexuesit e tij, të cilëve iu dha edhe autografe.

“Librat na sjellin këtu sepse ne paskemi zënë vend në shpirtrat e njerëzve për shkak të asaj që shkruajmë saqë ata vet të thonë “eja”. Duke dhënë, ne nuk i mbyllim dyert, ne hapim dyer brenda dyerve”, u shpreh Sinan Yağmur duke treguar për arsyen e ardhjes së tij në Kosovë.

“Populli i Kosovës u interesua, librat e mia u shitën për gjysmë ore, i nënshkrova për lexuesit. Nuk e prisja një panair kaq të gjallë të librit, të ndërlidhur aq fuqishëm me letërsinë. Jam i lumtur”, vazhdonte Yağmur, duke theksuar se ky panair duhet të organizohet dy herë në vit sepse sipas tij në Kosovë ka potencial për këtë.

Duke folur në hapjen e panairit, Zëvendës Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Engelbert Zefaj tha se gjatë Panairit, ne përmes panaireve po arrijmë të promovojmë botimet tona të preferuara akademike dhe i sollëm ato së bashku me lexuesit tanë me çmime të volitshme.

Ndërsa, drejtoresha e Kulturës pranë Komunës së Pejës, Xhenet Syka, falënderoi Institutin Yunus Emre për mbështetjen e tyre për këtë organizatë.

Ajo tha se “Nuk mund të mendoj për ekzistencën e një qyteti që nuk mund ta ndiejë vlerën e librit. Prandaj, ky panair, ku ndërkombëtarisht dhe veçanërisht vendi ynë takohet me vlera kulturore universale, është një arritje e madhe për qytetin e Pejës.”

Ndërsa zyrtari i Shtëpisë Botuese Fleta, Emir Hukallo tha se “Pos titujve të rinj, që edhe kësaj radhe kanë zgjuar interesimin ende pa dalë në shitje, ne jemi kujdesur që të jemi pranë lexuesve edhe me çmime dhe oferta të volitshme për xhepin e lexuesit”.

Ndryshe ky ishte panairi 7 “Peja 2020” që u mbajt në këtë qytet.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet