Mbahet festivali “Fëmijët Vallëzojnë”, asnjë çmim për komunitetet

Foto: Erblina Kallabaku

Tetët ansamble nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi patën mundësin të përformojnë në edicionin e dytët të festivalit “Fëmijët  Vallëzojnë”.

Foto: Erblina Kallabaku

Ky edicion e cila u mbajt në kalanë historike të Prizrenit, këtë viti kishte një natyre tjetër motivuese të cilës iu shtua karakteri garues mes performuesve  gjatë vallëzimit.

Foto: Erblina Kallabaku

Juria profesionale e përberë nga Koreograf, Muzicient si dhe veteran të valles popullore, përzgjodhën 3 çmime fituese, si dhe publiku i pranishëm pati rastin të përzgjedh grupin më të mirë.

Foto: Erblina Kallabaku

Edicioni i dytë i festivalit tradicional  “Fëmijët Vallëzojnë” u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit me iniciativën e organizatorit Gëzim Sertollaj dhe  ekipi i “Shoqëria Kulturore Artistike AGIMI’’

Lista e performuesve ishte:

  • SHKA AGIMI- Prizren
  • TDSK DOGRU YOL- Prizren (Turk)
  • SHKA BAJRAM CURRI – (Krush e Madhe)
  • SHKA FLUTYRAT – (Ulqin)
  • KUD SARSKI BEHAR – Prizren (Boshnjak)
  • ENSAMBLE KITKA – Shkup (Maqedon)
  • ANSAMBLI KALTERSIA – Tiranë
  • AKV KASTRIOTET – Ferizaj

Fituesit ishin:

  1. Shka Bajram Curri (Krush e Madhe)
  2. Shka Fluturat (Ulqin)
  3. Ansambli Kaltërsia (Tiranë)

Kurse çmimin e publikut përsëri e mori Shka “Bajram Currri”.

Festivali do të vazhdoj edhe në edicionet e ardhshme, ku do të ketë grupe të ndryshme nga shtetet e ndryshme, të cilët do të sjellin publikut kultura dhe paraqitje artistike nga e gjithë bota.

Kategoritë
KulturëLajmeVendi

Të ngjajshmet