Maturantët e Prizrenit duke përdorur kreativitetin e tyre festuan mbrëmjen e maturës (Foto)

Mbrëmja e maturës është ndër ngjarjet më të rëndësishme , krah etheve të provimeve të rinjtë impenjohen shumë që kjo festë të jetë një ngjarje për të mos u harruar, shkruan Gazeta e Re

Por për fat të keq sivjet nuk do të ketë organizim të mbrëmjeve të maturës. Kështu ka deklaruar edhe  ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka deklaruar se duhet të respektohen masat e qeverisë e se do të anulohen eventet e tilla si dasmat, ditëlindjet e mbrëmjet e maturës për shkak të pandemisë Covid-19.

Maturantët e paraleles turke nga shkolla gjimnazi Gjon Buzuku- Prizren, kanë përdorur kreativitetin e tyre për të festuar këtë mbrëmje.

Ata përmes photoshopit kanë shkëlqyer për këtë mbrëmje, siç shihet edhe në fotografi ata janë vendosur në një sallë dasmësh dhe janë renditur për të realizuar foto kujtimesh. /Gazeta e Re/

 

 

 

Kategoritë
LajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet