Mattis: Assad e ka marrë seriozisht paralajmërimin kundër një sulmi kimik

Paralajmërimi i bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër një sulmi tjetër kimik në Siri është marrë seriozisht nga regjimi i Bachar al-Assad, konfirmoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

SHBA-ja akuzoi të hënën në mbrëmje regjimin sirian të Bachar al-Assad për përgatitjen e një sulmi tjetër kimik dhe u shpreh e gatshme për t’iu kundërpërgjigjur ashtu si kishte bërë pas një sulmi kimik të dyshuar në Khan Sheikoun që shkaktoi të paktën 88 të vdekur që prej fillimit të prillit.

“Duket se ata e kanë marrë seriozisht këtë paralajmërim”, theksoi Mattis, i cili u nis për të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel. /kp/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet