Maskat e Vjosa Osmanit, përveç mbrojtëse janë edhe domethënëse

Përveç që është e kujdesshme në bartjen e maskave, për të luftuar pandeminë Covid-19, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani po kujdeset që maskat të përcjellin mesazhe të veçanta.

Në secilën ditë që shënohet ajo mban maskë që e simbolizon atë ditë, e kjo po vërehet në paraqitjet e saj, shkruan Indeksonline.

Duke kujtuar Masakrën e Srebrenicës, Osmani mbante maskë me lulen që e simbolizon atë.

Poashtu edhe nëpër “Vizitat e Gjelbra”, ajo mbante maskë me një simbol të gjelbër.

Njëjtë ndodhi edhe për datën 9/11, ku kryetarja e Kuvendit kishte maskë me Kullat Binjake. “Never Forget 9/11”, shkruante aty.

Edhe në fushatën “Be my voice”, Osmani e tregoi po atë kujdes, ku në maskën e saj gjendet lulja.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet