Mashtruesit indianë, Ministria e Jashtme i ndërpret mandatin si Konsull Nderi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri me efekt të menjëhershëm për Nitin Sandesara, një nga vëllezërit indianë të akuzuar në Indi  për vjedhjen e 725 milionë dollarëve.

MEPJ sqaron se procedura e emërimit të Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.

Në zbatimin e procedurës së emërimit janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore.

Sa i takon dhënies së nënshtetësisë shqiptare dhe pajisjes me pasaportë shqiptare të z. Sandesara, Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk është procedurë, e cila ka kaluar nëpërmjet Ministrisë apo është në kompetencat e këtij institucioni.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet