Masat antiCovid, bizneset paralajmërojnë protesta

Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka reaguar mas masave të fundit antiCovid të marra nga Qeveria e Kosovës.

“Ka presion të jashtëzakonshëm nga bizneset për organizim të protestave dhe formave tjera të kundërshtimeve për stërzgjatjen e miratimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe vendimet e fundit që lidhen me menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar Rukiqi në profilin e tij në Facebook, si.

“Barrën sociale të pandemisë po e paguajnë bizneset. Gjendja e bizneseve çdo ditë e më shumë po përkeqësohet”

Ai madje ka paralajmëruar edhe protesta.

“Nëse nuk ka miratim të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe nëse vazhdohen të merren masa për menaxhimin e situatës me pandeminë, pa asnjë konsultë me biznesit, protestat mbesin rruga e vetme për të kërkuar seriozitet institucional në sigurimin e mbijetesës të bizneseve”, tha tutje Rukiqi.

Në bazë të këtyre rekomandimeve, Ministria e Shëndetësisë, ka propozuar vendimin për ndërmarrjen e masave të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 si në vijim:

-Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej sot nga ora 20:00, deri të hënën në orën 05:00

-Lejohet veprimtaria e furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

-Lejohen institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

-Lejohen shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19.

-Lejohen operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

Kategoritë
LajmeVendi