Masakra në Zelandë të Re, edhe emri i Skënderbeut në armën e terroristit krishterë (Foto)

Të paktën 49 persona, besimtarë mysliman kanë humbur jetën nga një sulm terrorist ndaj dy xhamive në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, transmeton Gazeta e Re.

Sulmi është kryer ndaj xhamisë Noor në Hagley Park dhe xhaminë në Lindwood gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë.

I arrestuari është një ekstremist krishterë, Brenton Tarrant, 28 vjeçar i cili ka lindur në Australi.

Ai gjatë gjithë kohës ka postuar live videot e sulmit në llogarinë e vetë personale në Facebook.

Në 74 faqe të dosjes së tij që tregonte arsyet e sulmit, ai e përshkroi vetën “thjesht si një burrë i zakonshëm, 28 vjeçar i lindur më Australi.”

“Origjina e gjuhës time është evropiane, kultura ime është evropiane, bindjet e mia politike janë evropiane, besimet e mia janë evropiane, identiteti im është evropian dhe më e rëndësishmja gjaku im është evropian”, shkroi ai, shkruan gazeta ” The Sydney morning herald”, përcjell Gazeta e Re.

Ai gjithashtu në këtë dosje përfshiu edhe emrat e disa figurave ushtarake serbe, siç ishte Millosh Obiliq,  i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Në armën e tij mes figurave serbe shkruante edhe emri i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Tarrant iu referua princit serb Lazar Hrebeljanoviç, të cilin e ka shërbyer Obiliqi dhe i cili u vra në Betejën e Kosovës.

Gjithashtu të shkruara në armë dhe municione që Tarrant posedonte ishin referenca për Betejën e Vjenës të vitit 1683, në të cilën forcat e krishtera mundën osmanët dhe një referencë e dukshme në Betejën e Lepantos, në të cilën Perandoria pësoi një tjetër humbje.

Muzika të cilën ai po e dëgjonte në makinë në sfondin e videos së sulmit ishte në gjuhën serbe dhe një në gjermanisht. Këngë serbe i referohen “kasapit të Bosnjës”, Radovan Karaxhiç, një kriminel i dënuar lufte dhe udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës.

Por ajo se çfarë e tërhoqi vëmendjen  e mediave ishte postimi i terroristit para disa dite ne twitter, ku ai kishte publikuar armën e tij me këto mbishkrime, gjë që shkaktoi shumë pikëpyetje në opinion.

Ndryshe, Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern e cilësoi sulmin si akt terrorist.

Ardern po ashtu njoftoi se 20 të tjerë janë plagosur.

Ajo tha se katër persona janë arrestuar në lidhje me sulmin dhe se njëri prej agresorëve është shtetas i Australisë.

Sipas saj, asnjëri prej agresorëve nuk ka qenë në listën e kërkimit të policisë.

Ndërkohë, policia ka kërkuar mbylljen e të gjitha xhamive pas sulmit.

Siç bënë të ditur dëshmitarët okularë, në xhaminë Noor gjendeshin rreth 200 besimtarë në kohën kur ka ndodhur sulmi. /Gazetaere.com/

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore

Të ngjajshmet