Martohet Rona Nishliu

Tashmë po publikohen fotografi të këngëtares Rona Nishliut si nuse. Ajo i ka dhënë fund beqarisë.

Nishliu që shkëlqen në fustanin e bardhë, mësohet se është martuar në Shqipëri, me të dashurin e saj me të cilin jetën që disa vite.

Rona Nishliu është lindur dhe rritur në Mitrovicë.

Në vitin 2004, ajo shkëlqeu në “Ethet e së premtes mbrëma”, ku arriti deri në Top 5.

Në vitin 2012, Rona e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në Baku të Azerbajxhanit me këngën “Suus”.

Ajo ishte këngëtarja e parë nga Kosova që e përfaqësonte Shqipërinë dhe njëherësh ka arritur suksesin më të madh duke zënë vendin e pestë.

Tashmë punon në Radio Televizionin e Kosovës.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet