Martesat arritën nivelin më të ulët në 20 vite në Turqi nën hijen e virusit

Numri i çifteve të martuar ra nën 500 mijë vitin e kaluar, për herë të parë që nga viti 2001.

Martesat arritën nivelin më të ulët në 20 vjet në Turqi vitin e kaluar, nën hijen e kufizimeve të koronavirusit për tubime të mëdha, si martesat dhe ceremonitë e fejesës, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i çifteve që u martuan ra nën 500 mijë për herë të parë që nga viti 2001, sipas të dhënave që ka mbledhur AA nga Autoriteti Turk i Statistikave.

Duke arritur kulmin në 641.973 martesa në vitin 2008, shifra ra me 10,1 për qind ndër vite në 487.270 në vitin 2020.

Shkalla e numrit vjetor të martesave për një mijë banorë ishte 0,584 për qind vitin e kaluar, më e uleta që nga viti 2001.

Rreth 135.022 çifte u divorcuan në vitin 2020, me 13,8 për qind më pak se një vit më parë.

Pas njoftimit të rastit të parë të koronavirusit në Turqi më 11 mars, në kuadër të luftës kundër COVID-19 u zbatuan masa parandaluese. Me rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve, Turqia mori masa të reja.

Kohëzgjatja e një ceremonie martesore në Turqi ka qenë e kufizuar në një orë, duke ndaluar vallëzimin dhe shërbimin e ushqimit.

Gjithsej 30 persona, përfshirë të afërmit, lejohen të marrin pjesë në funerale dhe ceremoni martesore.

Kategoritë
BotaLajme