Marrëveshja Putin-Trump, Tillerson: Assad do bjerë nga pushteti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, ka përfunduar me arritjen e një pakti historik i cili pritet t’i japë fund konfliktit të përgjakshëm në Siri. Takimi i cili pritej të zgjaste vetëm 30 minuta, zgjati për më shumë se dy orë.

Detajet e takimit i bëri të ditura Sekretari Amerikan i Shtetit, Reks Tillerson, sipas të cilit Putin dhe Trump kanë arritur një marrëveshje për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar Al Assad.

“Kjo është shenja e parë që SHBa-të dhe Rusia mund të bashkëpunojnë shumë mirë për çështjen e Sirisë.

Dy liderët patën një diskutim të gjerë për Sirinë dhe duket se Presidenti sirian, Bashar Al Asad do të lërë pushtetin shumë shpejt”, shtoi Tillerson.

Se si Asadi do të largohet, kjo ende nuk është e qartë”, vijoi Tillerson duke folur për gazetarët në Hamburg, në samitin e G20-s.

 

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet