Marrëveshja për Tregti të Lire në mes Kosovës dhe Turqisë filloi të jep frytet e para, FrutoMania hyn në tregun e Turqisë

Marrëveshja për Tregti të Lire në mes Kosovës dhe Turqisë filloi të jep frytet e para.

Në vitin 2013 është nënshkruar marrëveshja për tregi të lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Turqia kishte aprovuar marrëveshjen me Kosovën qysh në vitin 2015. Kurse Kuvendi i Kosovës këtë marrëveshje e ka aprovuar ne ë vitin 2019. Pas marrëveshjes filluan investimet e para nga përfaqësuesit e biznesëve nga të dy palët.

Njëra prej Kompanive vendore të Kosovës “ Fruto Mania “ është ndër kompanitë e para që ka filluar investimet për të hyrë në tregun turk.një kompani e cila është duke eksportuar pemët e përpunuara kosovare në formë të lëngjeve natyrale dhe reçeli edhe jashtë Kosovës, gjatë këtij vitit do të përhapet në tregun e Turqisë me brendin “Frutomania Turqi”.

Shoqata Qeveritare turke TIKA ka vizituar kompaninë kosovare dhe së bashku me aksionarin kryesor dhe drejtorin e kompanisë, Armend Malazogu, kanë shqyrtuar për projektet të cilat mund të realizohen për të mbështetur prodhuesit./Gazetaere

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet