“Marrëveshja e shekullit”, Kina synon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Turqinë

“Është e rëndësishme që Turqia dhe Kina të rrisin koordinimin, bashkëpunimin strategjik dhe konsensusin në kushtet ndërkombëtare aktuale”, tha Wang Yi.

Diplomati më i lartë kinez priti në kryeqytetin Pekin zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Sedat Onal, i cili po realizon një vizitë zyrtare në shtetin me popullsinë më të madhe në botë.

Wang vuri në pah se të dyja vendet kanë interesa të përbashkëta dhe janë tregje të mëdha në zhvillim.

Ai e quajti vizitën e zyrtarit turk si shumë të vlefshme në aspektin e dimensioneve politike.

Kurse Onal theksoi se me ministrin Wang kishin zhvilluar bisedime të frytshme bilaterale dhe e ftoi atë për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve, e cila do të mbahet në Turqi gjatë muajit gusht.

Në këtë takim, zv/ministri Onal u shoqërua nga ambasadori i Turqisë në Pekin, Abdulkadir Emin Onen.

Kategoritë
BotaEkonomiLajme

Të ngjajshmet