“Marrëdhëniet BE-Turqi janë të tendosura, por ne kemi terren të përbashkët për të ndërtuar “

Si kandidat për anëtarësim në BE, Turqia ndan shumë nga interesat dhe qëllimet strategjike të bllokut. Kufijtë tanë janë kufij të jashtëm të Evropës dhe NATO-s dhe ne gjithashtu duam të ndërtojmë elasticitet shtetëror dhe shoqëror.

Turqia mbart pjesën më të madhe të barrës në ndarjen e shtrirjeve perëndimore të tokës euroaziane nga ekosistemi i avullueshem që rrethon Evropën. Prania jonë diplomatike dhe e sigurisë e ka mbrojtur Evropën për breza. Edhe në të ardhmen gjithashtu, Evropa do të jetë e sigurt dhe e prosperuar me kontributet e Turqisë.

Por kjo nuk është detyra vetëm e jona. Të gjithë ne kemi një përgjegjësi historike dhe morale që të ndihmojmë në stabilizimin e fqinjesise tonë të përbashkët dhe ta vendosim atë drejt paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit.

Këtu janë tre raste konkrete:

Së pari, situata në Libi. Ka kaluar më shumë se një vit që kur kryekomandanti Khalifa Haftar dhe forcat e tij filluan një ofensivë kundër qeverisë legjitime të vendit, K.B e kane njohur qeverine në Tripoli. E ndarë mes vete me vende të ndryshme që mbështesin anët e ndryshme në konflikt, BE nuk arriti ti’a dalë me një veprim të përbashkët duke u bazuar në vlerat e saj thelbësore.

Ky kryekomandant, i cili është i financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i mbështetur nga Egjipti dhe Rusia, demton perspektivën e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm. Ndërsa ushtria puqiste dhe mercenarët vazhdojnë të forcohen shumë, Operacioni i BE – Irini në Mesdhe (i cili ka si qëllim të caktuar zbatimin e embargos së armëve në Libi) praktikisht po sanksionon qeverinë legjitime.

Në janar, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shkruar në POLITICO se situata në Libi do të shërbente si një provë lakmusi për BE-në – një gjë e cila aktualisht po dështon. Evropa duhet të ngrihet në këmbë dhe të kerkoj faull përballë zbulimit tronditës të varreve masive në Tarhuna që përmbajnë kufomat e viktimave që dyshohet se janë vrarë nga forcat e Haftarit. Ndërkohë, bllokada në burimet e naftës në Libi po e privon popullin Libianë nga një burim vendimtar.

Lënia e Libisë në mëshirën e një kryekomandanti ishte dhe mbetet një gabim i madh. Ndihma teknike dhe trajnuese e Turqisë për qeverinë legjitime në Libi me kërkesën e saj ka ndryshuar ekuilibrin në terren dhe ka rritur qëndrueshmërinë e përpjekjeve diplomatike si Konferenca e Berlinit. Pa ndihmën tonë, Tripoli do të binte në një koalicion puqist dhe do të kishte një fatkeqësi të madhe humanitare – me efektet e shpërndarjes që do te ndjeheshin gjerësisht në Evropë.

Në vend që të anojme me Turqinë, ne kemi parë një aleat tradicional dhe partner evropian në Francë – i cili po e mbështet Haftar-in – duke bërë pretendime të rreme në lidhje me një incident që përfshin luftaninë e tij dhe anijet turke në Mesdheun Lindor. Kur ato pretendime nuk u verifikuan nga NATO, Parisi u tërhoq nga një operacion i rëndësishëm i aleancës. Të tjerët do të gjykojnë nëse kjo ishte një zgjedhje e mirë strategjike.

Së dyti, në lidhje me Sirinë, prania jonë në qytetin veriperëndimor të Idlib ka parandaluar një katastrofë humanitare për rreth 3.5 milion njerëz të sekuestruar në një territor të vogël dhe iu nënshtruan dhunës nga regjimi sirian dhe përkrahësit e tij. Ndërhyrja jonë ka ndaluar një masakër dhe marshimin e 1 milion njerëzve në kufirin më jugor të Evropës.

Paralelisht me përpjekjet tona për të rigjallëruar procesin politik, i cili mbetet mënyra e vetme e mundshme për të dalë nga kjo krizë dhjetëvjeçare, ne përqëndrohemi në përgatitjen e kushteve për të lehtësuar kthimet e refugjatëve sirianë në një mënyrë të sigurt dhe vullnetare. Si vendi më i madh në botë për strehimin e refugjatëve, ne kemi shpenzuar më shumë se 40 miliard dollarë për të siguruar nevojat e 3.6 milion refugjatëve sirianë në Turqi. Nuk mund të pritet që të marrim më shumë. Për më tepër, ne kemi siguruar qe 402,000 refugjatë sirianë të kthehen në atdheun e tyre në zonat e kthyera nga trupat turke prej Daesh dhe terroristët e PKK / YPG.

Së treti, Qipro dhe Mesdheu Lindor. Në konferencën tonë të përbashkët për shtyp në Ankara më 6 korrik, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, vuri në dukje se “Mesdheu Lindor është një rajon kryesor për Evropën”. Mirepo, është edhe për ne. Kemi vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor.

Pohimet maksimaliste dhe të njëanshme nga Greqia dhe Grekët Qipriotë shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipriotëve Turqë. Këto janë të papranueshme. Përsëri, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për një dialog për të gjetur një zgjidhje të drejtë, të barabartë dhe paqësore. Poniashtu edhe qipriotet turq. Fatkeqësisht, përgjigja ka qenë armiqësi ndaj Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore. Kjo nuk na lë zgjidhje tjetër, pos të vazhdojmë aktivitetet tona të shpimit dhe eksplorimit në Mesdheun Lindor për të mbrojtur interesat tona kombëtare dhe të drejtat e barabarta të turqve qipriotë.

Këto tre raste janë vetëm manifestimet e fundit të shfaqjes se një rreziku te abuzimit dhe te ftohjes te Turqisë përmes politikave të paqëndrueshme. Ne gjithashtu jemi lënë anash në procesin e pranimit në BE dhe si pasoje e përpjekjes së dështuar të grusht-shtetit në vitin 2016.

Tani ekziston shumëzuesi potencial negativ i pandemisë koronavirus, i cili mund të gjenerojë paqëndrueshmeri të reja ose t’i përkeqësojë ato ekzistuese. Ne nuk duhet të thithemi në gjeratore që po na hedh kundër njëri-tjetrit. Evropa ka nevojë për strategji konstruktive që i japin përparësi formulave fituese për Turqinë, në vend se hapa reaktivë për hir të solidaritetit të BE-së dhe pritjeve me mend të ngushtë të disa vendeve.

Ekziston një bazë e padiskutueshme e përbashkët për të ndërtuar. Në një nivel, nismat si Konferenca për Ardhmërinë e Evropës dhe procesi i reflektimit në NATO janë hapa të dobishëm përpara. Ata na marrin në drejtimin e duhur për të na ndihmuar të përshtatemi në këndvështrimin ndryshues gjeostrategjik duke respektuar njëri-tjetrin si partnerë të domosdoshëm.

Pra, le të shohim përpara dhe të ndërtojmë një kornizë gjithëpërfshirëse për të përfituar nga fuqia e vërtetë transformuese e bashkëpunimit Turqi-BE në fqinjesine tonë të përbashkët. Kjo do të ishte mentaliteti i duhur – veçanërisht në ujërat e trazuara të epokës se pas pandemisë.

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet