“Marina e SHBA-ve nuk arriti të parandalojë përhapjen e pandemisë”

Sipas raportit të departmentit amerikan, transportuesi i avionëve ‘USS Theodore Roosevelt’ dhe anija shkatërruese ‘USS Kidd’ ishin të vetmet anije të marinës në të cilat shpërtheu virusi COVID-19 në det në Oqeanin Paqësor

Sipas një raporti të Departmentit të Mbrojtjes së SHBA-së, marina amerikane nuk zbatoi plotësisht masat për të reduktuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në dy prej anijeve të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të departmentit amerikan, transportuesi i avionëve ‘USS Theodore Roosevelt’ dhe anija shkatërruese ‘USS Kidd’ ishin të vetmet anije të marinës në të cilat shpërtheu virusi COVID-19 në det në Oqeanin Paqësor, si dhe ato të dyja kishin numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 duke marrë parasysh madhësinë e ekuipazhit.

Raporti tha se oficerët e anijes ‘USS Theodore Roosevelt’ nuk zbatuan në mënyrë efektive masat për ekuipazhin dhe ata lejuan që zonat e mbledhjeve shoqërore të mbeten të hapura.

“Udhëheqja e anijes ‘USS Theodore Roosevelt’ vendosi të lirojë para kohe marinarët nga karantina, sepse gjendja në karantinë ishte e mbushur me njerëz dhe ata besuan se karantina bëri që më shumë marinarë të infektohen”, tha raporti.

Më tej, theksohet se sëmundjet infektive, të tilla si COVID-19, mund të përhapen shpejt në anijet luftarake dhe nëndetëset, gjë që ndikon në mënyrë negative në gatishmërinë e forcave detare.

Departmenti i Mbrojtjes tha se ka pranuar 10.5 miliardë dollarë për të parandaluar, përgatitur dhe për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19 brenda dhe jashtë vendit si pjesë e Aktit të Ndihmës dhe Sigurisë Ekonomike të Koronavirusit (Akti CARES), i miratuar më 27 mars të vitit 2020.

Kategoritë
BotaLajme