Maradonën e kap ”Mallkimi” i Messit, nuk ecën dot në stërvitje (Video)

Probleme të tjera për Diego Armando Maradonën. Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar së fundit një video ku shihet “Pibe de Oro” duke hyrë në fushën e stërvitjes së ekipit Dorados de Sinaloa, klub të cilin e drejton në Seria B në Meksikë, por nga pamjet duket qartë që ai ka vështirësi në të ecur.

Maradona nuk ka qenë në gjendje për të drejtuar skuadrën e tij për shkak të problemeve që ka në gju. Klubi ka sqaruar situatën me një reagim në Twitter, duke shpjeguar se Maradona ka qëndruar në dhomat e zhveshjeve për shkak të problemeve.

Mesa duket Maradonën e ka kapur mallkimi i Messit, pasi e kritikoi ashpër në një intervistë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet