Maqedonia e Veriut: Trupat tanë në misionin UNIFIL në Liban janë të sigurtë

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në misionin në Liban aktualisht janë tre anëtarë të ushtrisë, të cilët po kryejnë detyrat e tyre në vende të sigurta jashtë Bejrutit.

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka shprehur ngushëllime për viktimat e pësuara nga shpërthimi shkatërrues i djeshëm në Portin e Bejrutit në Liban.

“Ju njoftojmë se anëtarët e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misionin e OKB-së në Liban, UNIFIL, janë të sigurtë”, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim.

Ministria njoftoi se në misionin në Liban aktualisht janë tre anëtarë të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, të cilët po kryejnë detyrat e tyre në vende të sigurta jashtë Bejrutit.

“Pas lajmeve për paqeruajtësit detarë të plagosur në misionin e OKB-së në Liban, UNIFIL, anija e të cilës u godit nga shpërthimi, ne shprehim shpresë për një rikuperim të shpejtë të paqeruajtësve dhe mbështetje për vendet e tyre të origjinës”, tha ministria.

Një zjarr në një depo që përmbante eksploziv në Portin e Bejrutit çoi në shpërthimin masiv që shkatërroi një ndërtesë tre-katëshe dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin dhe periferitë e tij.

Të paktën 100 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit dhe mbi 4 mijë janë plagosur, ndër të cilët u raportuan edhe viktima nga vende të huaja.

Vendet fqinje dhe ato rajonale, përfshirë Turqinë, ngushëlluan dhe i ofruan ndihmë Libanit pas shpërthimit.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet