Maqedonia e Veriut raporton 123 raste të reja me COVID-19 dhe 3 vdekje

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.669, ndërsa ai i vdekjeve në 445.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 123 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).

Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.669.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 3 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 445.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 91.015 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.312 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 5.145, prej të cilëve 74 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 4.079.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet